Ilustrim: NASER FEJZA

Moti në ditën e parë të dimrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
“Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundesi që vende-vende të ketë riga shiu”, njofton IHMK.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius”.
Të kujtojmë se sot më 22 dhjetor fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04:27 min dhe do të zgjasë 88 ditë, deri me 20 mars 2024.