Moti - Foto: KALLXO.com

Moti në 5 ditët e ardhshme, stuhi, shkarkime rrufesh, shi e vende-vende breshër

Në pesë ditët në vazhdim pritet që në Kosovë të ketë erëra në formë të stuhisë, shkarkime rrufesh, shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshri.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius.

“Kjo situatë vije si pasoj e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tone”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.