Moti në 5 ditët e ardhshme, me reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me shi dhe me borë.

Të hënën, sipas IHMK-së, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Për të martën, IHMK paralajmëron mot të vranët.

“Në pjesën e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobësim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite” – thuhet në njoftim.

Edhe të mërkurën, sipas IHMK-së, moti do të jetë  kryesisht i vranët, por i qetë.

Të enjten, moti i ngjashëm me ditën e mërkurë, por më i ftohtë.

Për të premten IHMK ka thënë se moti do të jetë i vranët dhe me kushte për reshje bore.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius. Edhe gjatë vikendit parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar” – thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.