Moti në 5 ditët e ardhshme - me diell, vranësira e shi

Mot i ndryshueshëm pritet të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë.

Sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës (IHMK), gjatë javës pritet të jetë mot me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Ndërsa nga dita e enjte parashihet rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë”, ka bërë të ditur IHMK-ja.