Moti këtë të diel në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër, e diel do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, vranësirat në orët e vona mund të sjellin reshje të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona qendrore dhe veriperëndimore të vendit.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.

Fillimin e kësaj jave, Kosova është përballur me mot të ligë me stuhi shiu, nga të cilat janë shkaktuar edhe dëme materiale nëpër disa komuna të vendit.