Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti këtë javë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës java fillon me mot kryesisht të ngjashëm.

Të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta.

Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.