Moti këtë javë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meterologjike.

Sipas IHMK-së të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu, përderisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Të martën, IHMK-ja thotë se moti do të jetë i vranët dhe me riga lokale shiu.

“Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale dhe do të krijoj vështirësi në komunikacion. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius”- njofton Instituti.

Mot i ngjashëm do të jetë edhe gjatë ditës së mërkurë por, me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius.

Nërkaq, të enjte parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Sa i përket të premtes moti sipas IHMK-së do të jetë ngjashëm me ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Disa komuna të Kosovës po përballen me vërshime për shkak të reshjeve të shiut.