Foto: KALLXO.com

Moti këtë javë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në ditët e fundit të gushtit do të mbretërojë mot i paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, vazhdon njoftimi.