Moti këtë javë

Gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm, parashihen edhe kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-33 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.