
Moti këtë fundjavë në Kosovë, diell e vranësira të pakta
17.3.2023 - 20:52
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës (e shtunë, e diel) do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 1 gradë , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri në mestare nga drejtimi i lindjes dhe juglindjes.