Mot jostabil në dy ditët e ardhshme, vende-vende reshje shiu të përcjella me rrufe

Mot pjesërisht i vranët dhe jostabil parashihet të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka njoftuar se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjella me rrufe.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius” – është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Tutje është treguar se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes.