
Moti javën e ardhshme, temperaturat shkojnë deri në 18 gradë celsius
01.3.2020 - 21:10
Mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell.
Vranësirat gjatë ditës së martë do të shoqërohen me shi.
Shiu do të fillojë së pari në rrafshin e Dukagjinit për të përfshirë tërë vendin ditën e merkurë dhe tutje ditëve tjera duke e zvogëluar intensitetin.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 13 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./21Media