Moti

Moti javën e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Sipas njoftimit, nga e marta janë paralajmëruar edhe vërshime.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu, thuhet në njoftim.

“Ditën e martë do të ketë mot me vranësira të dendura dhe mjaft dinamik, i shoqëruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Në shumë pjesë të Kosovës, kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet” – njofton IHMK.

Ndërsa të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Grafiku në fushat termike do të shënojë vlera të larta të temperaturave, dukshëm mbi vlerat e mesatareve.

Të enjten do të jetë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Nuk përjashtohet mundësia të ketë vërshime në shumë vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës.

Ditën e premte do të jetë mot i vranët, reshjet e shiut do të dobësohen dukshëm në gjithë territorin e vendit.

Në fundjavë parashihet të ketë masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, gjë që do të ndikojë dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e parashikuara për fundjavë, parashihen të jenë në formë bore, thuhet në njoftim./RTV21