Moti i nxehtë në Kosovë edhe në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se situatë të ngjashme të temperaturave do kemi edhe në pesë ditët e ardhshme.

Në njoftim thuhet se kjo situatë do vazhdojë edhe në 10 ditëshin e parë të muajit korrik.

“Parashikimi i motit për pesë ditë 28 qershor – 02 korrik 2021. Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme. Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë dekadës së parë të muajit korrik”, thuhet në njoftim.

Sipas IHK-së, të premten pritet të ketë ulje të temperaturave që mund të shoqërohet edhe me reshje shiu e rrufe.

Temperaturat minimale do jetë 15 gradë celsius ndërsa ajo maksimale 37 gradë celsius.

“Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, potencohet në njoftim.