Moti i ngrohtë në vikend, ndryshime priten javën e ardhshme

Moti në vikend parashihet të jetë i ngrohtë dhe kryesisht me diell, tregojnë matjet e Institutit Hidrometerologjik të Kosovës.

Ndryshe parashikohet të jetë moti gjatë javës së ardhme, meqë pritet të jetë më ftohtë, mot i paqëndrueshëm, me vranësira e reshje lokale shiu.

Cilësia e ajrit pritet të jetë kryesisht me vlera të pranueshme.