Foto: Getty Images/BBC

Moti i keq vret 21 atletë gjatë një gare në Kinë

21 atletë kanë vdekur pas një moti të keq që mbretëroi gjatë një gare vrapimi në distancë të gjatë në Kinën veri-perëndimore.

Erërat e forta dhe shiu i ftohtë goditën pjesëmarrësit në ultramaratonën 100 km në Pyllin e Gurit të Lumit të Verdhë, një vend turistik në provincën Gansu, raporton BBC.

Gara u ndërpre kur disa nga 172 atletë u zhdukën dhe më pas nisi një operacion shpëtimi.

Shumë nga atletët e bllokuar thuhet se vuanin nga hipotermia.

Zyrtarët thanë se 151 atletë janë konfirmuar tani të sigurt dhe se tetë prej tyre janë të lënduar.

Atletja Mao Shuzhi, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se ajo u kthye kur pa se moti ndryshoi.

“Shiu po bëhej gjithnjë e më i rëndë”, tha Mao, e cila ishte në atë kohë kishte bërë rreth 24 km në garë dhe ende nuk kishte arritur në male.

Ajo vendosi të kthehej në hotelin e saj, pasi kishte pasur përvoja të mëparshme të këqija me hipotermi, por të tjerët vazhduan ose ishin tashmë në zonat më të goditura.