
Moti gjatë vikendit, nesër me vranësira e riga të shiut dhe shkarkime rrufesh
24.3.2023 - 22:46
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin në dy ditët e ardhshme.
Ditën e shtunë, më 25 mars, parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat sipas IHK-së, në orët e vona parashihen që vende –vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Ndërsa, të dielën, më 26 mars, parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell. Në fushat termike parashihet të ketë rënie të lehta.
Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.