Foto: KALLXO.com
Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë pesë ditëve të ardhshme në vend (07-11.10.2024)
Sipas njoftimit, të enjten temperatura maksimale pritet të shkojë në 24 gradë Celsius.
Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Ndërkaq të martën parashihet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-3m/s.
Të mërkurën patashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s.
Kurse të enjten sipas IHMK-së, do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
Ndërkaq për të premten patashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.