Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme, kur priten të reshura?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme moti në Kosovë do të jetë me intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira.

Moti me vranësira pritet të jetë më i theksuar nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.

“Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Instituti po ashtu ka njoftuar se do të fryjë erë në drejtime të ndryshme por më e theksuar do të jetë në drejtim të verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri në 11 metra për sekondë.