Moti gjatë javës së ardhshme, vijnë temperaturat e larta

Gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot relativisht i qetë, me përjashtim të ditës së hënë që parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik, duke shtuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius.

“Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në një njoftim për media.