Foto: KALLXO.com

Moti gjatë javës së ardhshme, vijnë temperatura me origjinë afrikane

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të premten parashihet një front vranësirash të cilat do të krijojnë kushte për reshje të përcjella me stuhi lokale.

”Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, njofton Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /21Media