
Ilustrim: NASER FEJZA
Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me fjolla bore e me vranësira të paqëndrueshme.
IHMK-ja ka bërë me dije se java pritet të jetë e ftohtë, me ngrica dhe mjegull nëpër ultësira.
Ky është moti për secilën ditë të javës sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:
E hënë, 17.02.2025: Moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 2°C. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-5 m/s.
E martë, 18.02.2025: Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të zbresin nga -7°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të jetë e lehtë nga veriu.
E mërkurë, 19.02.2025: Moti do të nisë me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të denden dhe priten reshje lokale të shiut të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -5°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 4°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
E enjte, 20.02.2025: Moti parashikohet kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
E premte, 21.02.2025: Moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.