FOTO: Urim Krasniqi/KALLXO.com Prishtina

Moti gjatë javës së ardhshme, i vranët e i ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë.

Sipas njoftimit, kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Po ashtu, sipas IHMK-së, parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850 m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në komunikatë.