Parashikimi i motit

Moti gjatë javës së ardhshme, ditët kur priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme.

Sipas Institutit, pritet që herë pas herë të ketë edhe reshje të shiut, derisa nuk përjashtohet që të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Situata e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell.

“Kjo situatë meteorologjike me mot labil pritet deri ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.”, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.