(Arkiv) Bora në Prishtinë - Foto: Atdhe Mulla

Moti gjatë javës, në këto ditë priten reshje shiu e bore

Moti gjatë javës së dytë të shkurtit do të jetë relativisht i qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë.

Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.