Parashikimi i motit

Moti gjatë fundjavës në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, të shtunën, më 21.09.2024, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. 

Instituti parashikon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. 

“Do të fryjë erë  kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s”- thuhet në njoftimin e tyre. 

Kurse ditën e diel më 22.09.2024, sipas IHMK, kryesisht do të mbajë mot me diell, ndërkaq në relievin malor parashihen vranësira të pakta.

IHMK tutje njofton se në këtë ditë të fundit të stinës së verës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. 

“Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-2m/s”- njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

(Artikulli është edituar në paragrafin e parë pas korrigjimit të njoftimit të bërë nga IHKM. Koha e editimit: 20.09.2024, ora 20:19)