
Foto: KALLXO.com
Moti gjatë fundjavës në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës, më 19 dhe 20.10.2024 parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara .
IHMK-ja njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë deri mesatare” – thuhet në njoftim.
E temperatura më maksimale, 18 gradë Celsius, do të regjistrohet të dielën, më 20.10.2024.
“Të dielen do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-2m/s” – njofton IHMK.
Gjithashtu, Instituti ka paralajmëruar se gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës në mëngjes, parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në shtresën e atmosferës – Troposferë.