Moti gjatë dy ditëve, temperaturat shkojnë deri në 24 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.