Moti gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Ndërsa të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell.

Në njoftim thuhet, se prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.