Moti - FOTO KALLXO

Moti gjatë ditës së sotme

Mbi vendin tonë, sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.

Vranësirat pritet të sjellin vende-vende riga shiu.

Temperaturat parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.