Moti, edhe sot pritet të jetë më freskët

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës edhe për ditën e sotme ka parashikuar që moti të jetë pak më freskët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, njofton IHMK.