Moti dhe cilëcia e ajrit për sot

Edhe këtë mëngjes vendi ynë është mbuluar nga  bora. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paraparë që gjatë ditës së sotme të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vende-vende parashihet të ketë edhe reshje bore.

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet -9 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

“Të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët. Të shtunën mot kryesisht me diell por i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Cilësia e ajrit sot në komunën e Prishtinës është mesatare, tregojnë matjet e orës 11:00.

Sipas parametrave të ndotjes së ajrit të vendosur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit del të jetë në nivelin 93 AQI.

AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100. Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

Monitori për matjen e cilësisë së ajrit në Ambasadë mat grimcat në ajër brenda çdo ore, përfshirë pluhurin, tymin dhe pikat e lëngshme.

Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net

Po ashtu për informata rreth ndikimit të ajrit në shëndetin tuaj mund të klikoni në portalin e IKShPK-së: ajri.niph-rks.org/sq/airquality-sq

Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo në platformat iOS App Store dhe Android Play Store.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.