Mot pranveror gjatë dy ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin në dy ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, moti gjatë 3 dhe 4 mars do të jetë pranveror.

“Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit”, thuhet përmes një njoftimi për media.

Tutje thuhet se sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

“Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet më tej.