Moti, Foto: KALLXO.com

Mot për javën e parë të shtatorit

Mot kryesisht i qetë pritet të jetë gjatë javës së parë të shtatorit në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parash që e hëna (02.09.2024) do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara kurse temperaturat minimale do lëvizin nga 12-16 gradë Celsiur kurse maksimalet nga 27-33 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm pritet të jetë edhe gjatë së martës (03.09.2024) me temperature minimale mes 11-15 gradë Celsius dhe me ato maksimale nga 28-33 gradë Celsius.

E mërkurja (04.09.2024) pritet të jetë më mot të vranët dhe me intervale dielli. Temperaturat minimale gjatë asaj dite pritet të shkojnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius kurse ato maksimale nga 27 deri në 32 gradë Celsius.

Dielli dhe vranësirat e dendura pritet ta përshkojnë të enjten (05.09.2024). Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 11-14 gradë Celsius, kurse maksimale nga 27-31 gradë Celsius. Gjatë kësaj dite mund të ketë edhe riga shiu me shkarkime rrufeshë.

Të premten (06.09.2024) pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat pritet të dendësohen në pjesën e dytë të ditës me ç’rast në zona të izoluara mund të ketë riga shiu. Temperaturat pritet të lëvizin nga 12-15 gradë Celsius ato minimale dhe nga 27-31 gradë Celsius ato maksimalet.

Indeksi i rrezeve Ultra Violetë në gjysmën e parë të javës pritet të jetë i lartë, me ç’rast IHMK rekomandon qytetarët që të respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së.