Mot me vranësira e shi në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur çfarë moti do të mbajë në pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHMK, do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu ndërsa në viset malore parashihen edhe reshje bore.

Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu.

Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale.

Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.