Moti - Foto: Rtv21

Mot me vranësira e fjolla bore në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë detaje rreth motit që do të jetë në ditët në vazhdim.

Sipas IHMK, masat e ftohta të ajrit që kanë ardhur nga pjesa veriore e kontinentit do të vazhdojnë të jenë edhe në ditët në vazhdim.

Gjithashtu sipas IHMK, gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell.

Të shtunën do të ketë fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, thuhet në njoftimin e Institutit.