Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu

Gjatë ditës së sotme pritet të kemi mot me riga lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperatura minimale do lëviz nga 7-11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale nga 18-27 gradë Celsius.

IHMK potencon se, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Mot i tillë me reshje dhe vranësira pritet të jetë deri në fundjavë.