Mot me temperatura vere

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media