Mot me shi në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të e ardhshme vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Për këtë arsye, sipas IHK, do të mbajë mot i ndryshueshëm.

“Riga lokale shiu priten në disa pjesë veriore të Dukagjinit, kurse pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell. Të enjten shi me intensitet të ulët, pritet të ketë edhe në pjesën e rrafshit të Kosovës, i përcjellur edhe me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sipas IHK-së, temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.