Mot me shi në dy ditët e ardhshme

Nesër dhe pasnesër në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm ku parashihen edhe reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s, ka njoftuar IHMK.