Foto: Atdhe Mulla

Mot më i ftohtë në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme vendi do të përballet me ulje të temperaturave.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot më i ftohtë dhe me kthjellime të pjesëshme.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s.