ilustrim: Naser Fejza

Mot me diell, vranësira e reshje shiu

Moti sot në Kosovë, pritet të jetë i ndryshueshëm, me diell, vranësira e reshje shiu. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës duke theksuar se vranësirat që do të krijohen gjatë ditës do të krijojnë kushte reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, njofton IHMK.

Ndërsa për ditën e nesërme, pritet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin nga 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të shkojnë mes 32-33 gradë Celsius.