Mot me diell sot në Shqipëri

Në Shqipëri moti sot do të tjetë me diell gjatë gjithë ditës dhe në pjesën më të madhe të vendit.

Në jug, juglindje e në zonat malore do të ketë kalime vranësirash të pakëta deri mesatare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të fryjë verilindje-veriperëndim e lehtë dhe në bregdet përkohësisht mesatare maksimalisht deri 12m/sek e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.