Mot me diell, nuk ka shi në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë datave 28 dhe 29 gusht.

Në njoftim thuhet se gjatë këtyre dy ditëve pritet të kemi mot me diell dhe nuk parashihen reshje të ndonjë forme.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë, gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Nuk parashikohen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius,” thuhet në njoftim.

Tutje IHK bënë thirrje për kujdes në orët e mesditës si shkak i indeksit të lartë të rrezeve UV të cilat më shumë mund tu shkaktojnë probleme personave me sëmundje kronike.

“Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, prandaj kujdes orëve të mesditës, sepse kontakti direkt me këto rreze shkakton pasoja te një shtresë e popullatës me probleme të sëmundjeve kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes,” thuhet tutje në njoftim.