FOTO - NAIM KRASNIQI - KALLXO.com

Mot me diell dhe vranësira kalimtare në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në Kosovë, do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.