Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-22 gradë Celsius.

IHMK-ja tutje thekson se do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.