Parashikimi i motit

Mot kryesisht i vranët në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës parashihet mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.