Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mot kryesisht i vranët gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.