ilustrim: Naser Fejza

Mot i vranët dhe me shi sot në Kosovë

Mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet parashihen të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”- thuhet në njoftim.