
Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë dy ditëve të ardhshme
08.12.2020 - 18:35
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do kemi mot kryesisht të vranët dhe diku me reshje shiu.
Temperaturat minimale do jenë 2-4 gradë celsius kurse ato maksimale deri në 8 gradë celsius.
“Moti për dy ditë 09-10.12.2020
Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s,” thuhet në njoftimin e IHK.